Rajoni

Kësaj here qëlluan në shenjë! Ngritet shtatore për Ibrahim Rugovën, në portretin e ish-presidentit s’mungon as shamia

Në ditëlindjen e 76-të të ish-presidentit është ngritur një shtatorë në nder të tij, disa dekada pas vdekjes.

KOSOVË– Ditën e sotme në komunën e Istogut është vendosur shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në ditëlindjen e 76-të të ish-presidentit është ngritur një shtatorë në nder të tij, disa dekada pas vdekjes.

Në ceremoninë e përurimit të Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova”, ishin të pranishëm Kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut, Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit, Teuta Rugova, si dhe zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshe nga shtatoret e fundit të Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, ajo e Rugovës është e qëlluar në shenjë nga artisti i saj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment