Sport

Kërkuan falje por presidenti i La Ligas nuk toleron: Katër futbollistët që thyen rregullat e karantinës nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore

Banega, Ocampos, Vasquez dhe De Jong thyen rregullat e karantinës dhe me shumë mundësi do të gjobiten nga kreu i Federatës
Featured image of article: Kërkuan falje por presidenti i La Ligas nuk toleron: Katër futbollistët që thyen rregullat e karantinës nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore

SPANJË-Katër lojtarë të Sevillas u mblodhën në fundjavë për një drekë me personat e dashur, një numër total prej 12 personash. Në Spanjë nuk lejohet grumbullimi që kalon numrin e dhjetë personave.

Banega, Ocampos, Vasquez dhe De Jong, e thyen këtë rregull dhe gabuan.

“I kërkojmë falje klubit dhe tifozëve tanë. Nuk do të përsëritet më diçka e tillë, tani duam të rikthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Banega. Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe presidenti i Ligës. Javier Tebas vlerëson ndjesën e futbollistëve, por ata nuk do t’ia hedhin paq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është e papranueshme, duhet të jemi shumë të përgjegjshëm për gjërat që bëjmë në mjedisin ku jetojmë, ftoj lojtarët që të vazhdojnë të respektojnë këtë linjë të vetëdijes. E vlerësoj faktin që kanë kërkuar falje, por katër futbollistët nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore“, deklaron Tebas.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment