Bota

“Kërkon të më joshë burrin”, gruaja padit fqinjën pasi vari të brendshmet në tel

Një grua në Meksikë ka denoncuar fqinjën e saj në polici për shkak së ajo vari të brendshmet e saj në një tel në kopështin para shtëpisë.
Featured image of article: “Kërkon të më joshë burrin”, gruaja padit fqinjën pasi vari të brendshmet në tel Foto ilustruese
Përditësuar:

MEKSIKË- Një grua në Meksikë ka denoncuar fqinjën e saj në polici për shkak së ajo vari të brendshmet e saj në një tel në kopështin para shtëpisë.

The Sun shkruan se 42-vjeçarja, Yuvitza E. i tha policisë që fqinja po varte tangat në një tel jashtë shtëpisë së saj në mënyrë që t’i joshte burrin. Ajo kërkoi të bënte një akuzë zyrtare kundër saj.

Yuvitza tregoi se e kishte kapur shpesh herë bashkëshortin duke vështruar të brendshmet e fqinjës dhe i kishte kërkuar kësaj të fundit të ndalonte së joshuri burrin e saj, por ajo vazhdonte të varte të brendshmet jashtë shtëpisë. Sipas saj, nuk mund të ishte koinçidencë që ajo i lante të brendshmet pikërisht të shtunave, kur burri i saj ishte pushim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia i shpjegoi 42-vjeçares se fqinja nuk po kryente asnjë krim duke u përpjekur të thante rrobat e saj pas larjes dhe e këshilluan të diskutonte me fqinjën dhe bashkëshortin për të zgjidhur problemin.

(i.d.Dosja.al)

Shto Koment