Aktualitet

Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të dënimit/ Gjykata e Korçës kërkon dokumentat nga burgu i Drenovës, avokati lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht

VIDEO
Gjykata e Korçës i ka kërkuar autoriteteve të burgut të Drenovës të gjitha dosjet, me gjithë aktet që janë marrë ndaj Zani Caushit.
Featured image of article: Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të dënimit/ Gjykata e Korçës kërkon dokumentat nga burgu i Drenovës, avokati lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht Pamje nga Gjykata e Korçës

KORÇË– Përfundon seanca për kapo-bandon e Vlorës, Myrteza (Zani) Caushin. Gjykata e Korçës i ka kërkuar autoriteteve të burgut të Drenovës të gjitha dosjet, me gjithë aktet që janë marrë ndaj Caushit. Pas seancën në një komunikim të shkurtër për mediat, avokati Arben Lera la të hapur mundësinë e lirimit me kusht të klientit të tij, nëse rezulton se deri më tani ka kryer 31 vite e 3 muaj burg.

Në muajin korrik, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, para togave të zeza edhe pse është dënuar me burg përjetë. Por, më vonë ai u tërhoq nga kjo kërkesë, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës. 

Kush është Zani Çaushi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment