Politike

Kërkon më shumë nga aleati! Nard Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, tregoji vendin se…

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka shkruan se Basha e ka marrë me sportivitet fushatën, dhe se sa më shpejt duhet të reagojë ndaj kryeministrit Edi Rama. 
Featured image of article: Kërkon më shumë nga aleati! Nard Ndoka kritika Bashës: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, tregoji vendin se… Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka duket se nuk i ka kursyer kritikat ndaj aleatit të tij, kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se Basha e ka marrë me sportivitet fushatën, dhe se sa më shpejt duhet të reagojë ndaj kryeministrit Edi Rama. 

Sipas Ndokës, Rama ka nisur nga puna për të fituar zgjedhjet, ndërsa Basha s’ka nisur ende që të flasë fort dhe guximshëm. 

“Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!,“-shkruan Ndoka.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka renditur Nard Ndokën të 8-in në listën e qarkut të Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment