Politike

Kërkon me çdo kusht mandatin e tretë! Rama i qartë nga takimi në Vlorë: S’duhet të ketë qytetarë të pakënaqur, impenjohuni maksimalisht!

Sipas numrit një të qeverisë, nuk duhet të ketë asnjë qytetar të pakënaqur nga qeverisja e socialistëve, duke kërkuar prej tyre impenjim maksimal.
Featured image of article: Kërkon me çdo kusht mandatin e tretë! Rama i qartë nga takimi në Vlorë: S’duhet të ketë qytetarë të pakënaqur, impenjohuni maksimalisht! Edi Rama

VLORË– Dalin detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon me socialistët e qarkut të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar vartësve të tij që të merren me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Sipas numrit një të qeverisë, nuk duhet të ketë asnjë qytetar të pakënaqur nga qeverisja e socialistëve, duke kërkuar prej tyre impenjim maksimal.

“Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Impenjim maksimal për të zgjidhur çdo problem të qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar 4 orë takim me socialistët në Vlorë. Të pranishmëve në mbledhje u ka lënë porosi që të ndihmojë qytetarët, të cilët nuk duhet të kenë pakënaqësi. Megjithatë la edhe njëherë mister qytetin se ku do të kandidojë si deputet.

(k.m./dosja.al)