Aktualitet

Kërkon llogaritjet e viteve që ka në burg/ Zani Caushit shkon rruga kot, shkon në Gjykatë por s’gjen as avokatin e as prokurorin

Në seancën e sotme, nuk është paraqitur as avokati i tij mbrojtës, Arben Lera por as prokurori që po heton çështjen e tij. Si pasojë seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë për në një moment të dytë. 
Featured image of article: Kërkon llogaritjet e viteve që ka në burg/ Zani Caushit shkon rruga kot, shkon në Gjykatë por s’gjen as avokatin e as prokurorin Zani Çaushi

KORÇË– Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi kërkon me ngulm llogaritjen e sotme të viteve që ka kaluar në ambientet e paraburgimit. Edhe sot ai është paraqitur në Gjykatën e Korçës për t’u njohur me vijimësinë e dosjes së tij por duket se kësaj herë rruga i ka shkuar “bosh”.

Në seancën e sotme, nuk është paraqitur as avokati i tij mbrojtës, Arben Lera por as prokurori që po heton çështjen e tij. Si pasojë seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë për në një moment të dytë. 

I dënuari me burg përjetë, Caushi pretendon se nuk i janë përllogaritur korrekt vitet që ka kaluar në paraburgim, ndaj kërkon rinumërimin e tyre pasi sipas tij, ai ka kryer deri më tani 31 vite e 3 muaj burg. Gjatë seancës së shkuar, Gjykata kërkoi nga zyrtari i burgut të Drevonës që të sillte të gjitha vendimet që ishin marrë lidhur me të burgosurin Caushi. Nëse pretendimi i tij rezulton i vërtetë, atëherë Caushi do të vijojë mundësinë edhe për të kërkuar nga Gjykata lirimin me kusht, pasi pretendon se ka sjellje të mirë dhe se duhet që të punojë për të mbajtur familjen e tij.  

Kush është Zani Çaushi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment