Rajoni

Kërkoi të mbajë “postet e sigurisë”, Dritan Abazoviç përplaset me palën proserbe

Kjo kërkesë e Abazanoviç ka krijuar edhe përplasje me Frontin Demokratik, proserb, për shkak se kjo forcë ka kërkuar që Agjencinë e Inteligjencës t'i mbajë kjo forcë politike.
Featured image of article: Kërkoi të mbajë “postet e sigurisë”, Dritan Abazoviç përplaset me palën proserbe Lideri i "URA" Dritan Abazanoviç

MALI I ZI-  Lëvizja “URA” me në krye Dritan Abazanoviç ka kërkuar që të propozojë drejtuesit e institucioneve të sigurisë, në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe kreun e Agjencisë së Inteligjencës.

Mirpo ky propozim ka krijuar edhe përplasje me Frontin Demokratik, proserb, për shkak se kjo forcë ka kërkuar që Agjencinë e Inteligjencës t’i mbajë kjo forcë politike.

Për këtë shkak palët nuk janë dakordësuar me këto qëndrime, duke mos arritur në një marrëveshje për qeverinë e re.

Ndërkohë e vetmja pikë në të cilën kanë rënë dakord është vendimi që kryetari i Parlamentit të jetë kreu i grupit të dytë politik në koalicion, Aleksia Beçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Parlamenti i ri konstituohet më 27 shtator, ndërkohë që pritet që qeveria e re të zgjidhet në fillim të muajit tetor. Kreut të opozitës, Zdravko Krivokapiç, mandatin do t’ja dorëzojë Presidenti i vendit, Milo Gjukanoviç.

Kujtojmë se Dritan Abazoviç vjen nga familje shqiptare, i cili drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), ku në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare për formimin e qeverisë së re.

A.C/Dosja.al

Shto Koment