Aktualitet

Kërkoi përllogaritjen e viteve të paraburgimit/ Shtyhet seanca për Zani Caushin, mungoi përfaqësuesi i burgut, avokati: Ekziston mundësia e lirimit me kusht, se di ç’do bëjë Myrtezai

  • “Ekziston mundësia e lirimit”/ Avokati i Zani Caushit, deklaratë pas seancës: Se di ç’do bëjë...
  • Seanca e ditës së sotme ndaj Zani Caushit është shtyrë pasi nuk është paraqitur përfaqësuesi i IEVD të Drenovës. Ish-kapobandoja i Vlorës, i njohur si Zani Caushi pretendon se i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në paraburgim dhe kërkon përllogaritjen e tyre.
    Featured image of article: Kërkoi përllogaritjen e viteve të paraburgimit/ Shtyhet seanca për Zani Caushin, mungoi përfaqësuesi i burgut, avokati: Ekziston mundësia e lirimit me kusht, se di ç’do bëjë Myrtezai Zani Çaushi dhe Gjykata e Korçës

    KORÇË– Seanca gjyqësore për Myteza Caushin në Gjykatën e Korçës është shtyrë për shkak të mungesës së përfaqësuesit të burgut të Drenovës. Ish-kapobandoja i Vlorës, i njohur si Zani Caushi pretendon se i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në paraburgim dhe kërkon përllogaritjen e tyre.

    Gjyqtari Ervin Sulan, prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Caushit, Arben Lena ishin të pranishëm në sallë, por seanca u shty për një datë tjetër. Jashtë ambienteve të gjyqit, avokati Lena dha se për momentin klienti i tij kërkon rishqyrtim të viteve të dënimit, dhe më pas do të jetë në dorën e tij nëse kërkon lirim me kusht apo jo. Por sipas Lenës, një gjë e tillë mund të ndodhë pasi hapësira ligjore në Kodin Penal për lirimin me kusht të të dënuarve përjetë ekziston.

    Deri më tani Caushi është tërhequr nga lirimi me kusht, të cilin e kërkoi në korrik të këtij viti. Disa ditë më parë, ndaj tij u zhvillua një tjëtër seancë, ku togat e zeza i hoqën “nga shpina” masa disiplinore që i ishte dhënë në prill pas një sherri me një tjetër të burgosur në burgun e Drenovës. Pas heqjes së masës, Caushit iu hap edhe rruga për të kërkuar lirimin me kusht, të cilin mesa duket do ta parashtrojë pasi t’i përllogaritet dënimi.

    Po kush ishte Zani i Çoles?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

    Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

    (k.m/A.B)/Dosja.al

    Shto Koment