PolitikeRajoni

Kërkoi ndihmë për babain e prekur nga Covid-19, Genc Cakaj jep lajmin e mirë: E kemi siguruar plazmën e nevojshme, faleminderit

  • Babai i ish-ministrit të Ramës në gjendje të rëndë nga Covid-19
  • Gent Cakaj, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë plazmën e nevojshme për babain e tij  Shkelzen Cakaj. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë. 
    Featured image of article: Kërkoi ndihmë për babain e prekur nga Covid-19, Genc Cakaj jep lajmin e mirë: E kemi siguruar plazmën e nevojshme, faleminderit Genc Cakaj

    PRISHTINË- Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë plazmën e nevojshme për babain e tij  Shkelzen Cakaj.

    Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

    “Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti,“-ka shkruar ai.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gent Cakaj ka bërë thirrje për ndihmë gjatë ditës së sotme, për një plazmë gjaku e grupit A pozitiv për babain e tij, pasi është infektuar me COVID-19.

    (k.a/dosja.al)

    Etiketa:

    Shto Koment