Politike

Kërkoi ç’regjistrimin e PBDSH-së për zgjedhjet e qershorit, tërhiqet Ylber Valteri

Kreu i Partise Bashkimi Demokrat, z. Ylber Valteri ka deklaruar terheqjen nga kerkesa ku kërkonte ç’regjistrimin e partisë nga zgjedhjet e qershorit.
Featured image of article: Kërkoi ç’regjistrimin e PBDSH-së për zgjedhjet e qershorit, tërhiqet Ylber Valteri KQZ

TIRANË– Ylber Valteri, kreu i Partise Bashkimi Demokrat, ka deklaruar terheqjen nga kerkesa ku kërkonte ç’regjistrimin e partisë nga zgjedhjet e qershorit.

Sipas njoftimit zyrtar nga KQZ-ja dy ditë më parë Valteri ka deklaruar zyrtarisht tërheqjen nga kërkesa që kishte bërë më 24 prill të këtij viti, ku kërkohej ç’regjistrimi i PBDSH-së nga zgjedhjet.

Njoftimi nga KQZ

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nisur nga informacionet e ndryshme qe qarkullojne se fundmi ne media lidhur me Partine Bashkimi Demokratik Shqiptar, ju informoj se:

Dy dite me pare, ne daten 02.05.2019, me shkresen me nr/prot 86/2, Kryetari i Partise Bashkimi Demokrat, z. Ylber Valteri ka deklaruar terheqjen nga kerkesa e paraqitur ne daten 24.04.2019, ku kerkonte cregjistrimin e Partise Bashkimi Demokrat, si subjekt zgjedhor per zgjedhjet e 30 qershorit.  Ne shkresen e paraqitur ne daten 2 maj 2019 ne KQZ, z. Valteri ka deklaruar terheqjen nga kjo kerkese dhe ka kerkuar mos vijimin e procedures administrative per shyqyrtimin e saj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment