Sociale

Kërkoi 1 mijë euro për të kthyer maçokun e humbur, arrestohet 54-vjeçarja shqiptare

Maçoku i rracës Tigrus, u gjet nga gruaja shqipëtare pasi kishte ikur nga shtëpia e tij, kishte humbur dhe po endej rrugëve.
Featured image of article: Kërkoi 1 mijë euro për të kthyer maçokun e humbur, arrestohet 54-vjeçarja shqiptare Macja Tigrus

ITALI – Burimet nga policia bëjnë të ditur se një 54 vjeçare shqiptare është arrestuar nga forcat e policisë italiane, pasi kërkoi 1 mijë euro dëmshpërblim për kthimin e maçokut të humbur, drejt zonjës së tij.

Maçoku i rracës Tigrus, u gjet nga gruaja shqipëtare pasi kishte ikur nga shtëpia e tij, kishte humbur dhe po endej rrugëve.

Por në vend që të tregohej humane dhe t’a kthente maçokun tek e zonja e tij që po e kërkonte kudo, 54­-vjeçarja vendosi ta telefonojë atë dhe ti kërkojë asaj një shpërblim prej 1000 eurosh për kthimin e maçokut.

Pronarja e qenit, më pas ka telefonuar policinë dhe ka vendosur së bashku me të, ti ngrinin një kurth shqiptares, duke i thënë asaj se kishte vetëm 300 euro, dhe nëse pranonte do t’ja jepte asaj ato në këmbim të qenit.

Shqiptarja pranoi, duke shkuar kështu me këmbët e saj drejt policisë.

E.C/Dosja.al

 

Shto Koment