Sport

Kërkohet nga Juventus,Milan dhe Inter, Tonali kërkon të mbyllë marrëveshjen me këtë ekip

Sandro Tonali është një nga lojtarët më të spikatur sezonin që lamë pas dhe si pasojë shumë skuadra kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit.
Featured image of article: Kërkohet nga Juventus,Milan dhe Inter, Tonali kërkon të mbyllë marrëveshjen me këtë ekip Sandro Tonali

ITALI- Sandro Tonali është një nga lojtarët më të spikatur sezonin që lamë pas dhe si pasojë shumë skuadra kërkojnë shërbimet e 20-vjeçarit. Disa nga skuadrat që janë në gjurmët e Tonalit janë Juventus, Milan dhe Interi por mesfushori duket se e ka gjetur ekipin e tij të ardhshëm.

Sandro Tonali

Sipas mediave italiane 20-vjeçari dëshiron që të vazhdojë një aventurë te Interi dhe  i ka kërkuar agjentit të tij të mbyllë marrveshjen me zikaltërit. Ndërkohë që Interi i ka ofruar mesfushorit një kontratë 5-vjeçare me një rrogë prej 3.5 milion eurosh në sezon ndërsa ekipit aktual Bresicas i ka kërkuar huazim me detyrim blerje në fund të sezonit tjetër me një ofertë prej 35 milion eurosh për kartonin e 20-vjeçarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment