Bota

Kërkohet ekstradimi i tij, Assange-it i refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave, ndikon edhe COVID-19

Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë.
Featured image of article: Kërkohet ekstradimi i tij, Assange-it i refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave, ndikon edhe COVID-19 Julian Assange

Një gjykatës britanik ka kundërshtuar të hënën kërkesën e avokatëve të themeluesit të kompanisë WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim, në vitin e ardhshëm.

Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë.

Seancat e ekstradimit kanë nisur në muajin shkurt, mirëpo ato janë shtyrë për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus.

Seancat kanë nisur në Londër më 7 shtator, pas një pauze disamujore në të cilën gjyqtari ka hedhur poshtë aplikacionin e avokatëve të Assange për të shtyrë procesin në janar të vitit të ardhshëm, për të krijuar më shumë kohë për shqyrtim të akuzave të reja amerikane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Assange, avokatët dhe mbështetësit e tij kundërshtojnë transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se atje nuk do të përballet me gjyq të drejtë.

Assange është arrestuar në prill të vitit 2019, pas strehimit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gati shtatë vjet. Akuzat amerikane kundër Assange, që përfshijnë edhe spiunimin, bartin rrezikun e ndëshkimit me 175 vjet burgim.

Marrë nga REL

Shto Koment