Aktualitet

Kërkohej si anëtar i Bajrave, lidhjet e Satedin Erkoçeviqit me grupin kriminal në Shkodër

  • Me plumbin gati për qitje, arrestohet i rrezikshmi nga Shkodra, në 2014-n vrau një person
  • Vrau për balerinën, kush është Sadetin Erkoçeviq që tronditi Shkodrën në 2014-n, mik me Eljo Haton
  • Dosja.al mëson se 28-vjeçari njihet edhe pjesë e grupit Bajri. ai rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014, por edhe si pjesë e grupit kriminal të rrezikshëm.
    Featured image of article: Kërkohej si anëtar i Bajrave, lidhjet e Satedin Erkoçeviqit me grupin kriminal në Shkodër Safet Bajri dhe Sadetin Erkoçeviq

    TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me jetën e të arrestuarit ditën e sotme, Satedin Erkoçeviç.

    Dosja.al mëson se 28-vjeçari njihet edhe pjesë e grupit Bajri. ai rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014, por edhe si pjesë e grupit kriminal të rrezikshëm.

    Madje dyshohet se Erkoçeviç lëvizte me armë zjarri pasi mund të ishte paguar për të kryer ndonjë vrasje. Pistoleta që iu sekuestrua 29-vjeçarit në momentin e arrestimit kishte një plumb në fole.

    Satedin Erkoçeviç u arrestua mbrëmjen e kaluar në rrugën “Bilal Xhaferi” në kryeqytet.

    Në çantën e tij të dorës iu gjet edhe një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

    Sadetin Erkoçeviq rezulton i dënuar me 20 vite burg për vrasje. Më datë 10.05.2014, në një lolal  me muzikë live, 28-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter. Erkoçeviq ka edhe miqësi me Eljon Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment