Sport

Kërkohej nga Juventusi, Guardiola: Kam edhe 2 vite në kontratë me Cityn

Juventusi po mendonte për të sjellë teknkun spanjoll, Pep Guardiola në rradhët e ekipit të tyre por duhet të presë spanjollin të paktën edhe për 2 vite.
Featured image of article: Kërkohej nga Juventusi, Guardiola: Kam edhe 2 vite në kontratë me Cityn Pep Guardiola, trajner i Manchester City

Javët e fundit nëpër mediat europiane u përfol se Juventusi po mendonte për të sjellë teknkun spanjoll, Pep Guardiola në rradhët e ekipit të tyre për të ndryshuar filozofinë e lojës dhe për të arritur sukses në Champions League.

Por Juventus duhet të presë Pep Guardiolën të paktën edhe për 2 vite.

Është ky vendimi i trajnerit spanjoll të Manchester Cityt që ka theksuar se do të shkonte te bardhezinjtë vetëm në rast se do të shkarkohej nga stoli i anglezëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam dy vjet në kontratën time. Do të qëndroj edhe dy vjet, ose më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e ardhshme.

Pep Guardiola, trajner i Manchester City

Sipas “Radio CRC” ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich ka arritur akord me Juventusin për 4 sezonet e ardhshme. Gjithsesi, kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Allegrin besohet të jenë Zinedine Zidane apo edhe Antonio Conte.

B.N/dosja.al

Shto Koment