Rajoni

Kërkesë për seancë dëgjimore, Gjykata e Speciale hedhë poshtë pretendimet e Hysni Gucatit

Më tej në njoftimin e Gjykatës shkruhet se ajo ka mohuar ankesën e tij dhe ka refuzuar kërkesën për dëgjim.  
Featured image of article: Kërkesë për seancë dëgjimore, Gjykata e Speciale hedhë poshtë pretendimet e Hysni Gucatit Momenti i arrestimit te Hysni Gucatit ne zyrat e OVL-së.

BRUKSEL-Gjykata speciale e Hagës për Kosovën ka rrëzuar kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjykata e  Apelit në një njoftim në faqen zyrtare. Më tej në njoftimin e Gjykatës shkruhet se ajo ka mohuar ankesën e tij dhe ka refuzuar kërkesën për dëgjim.

“Paneli i Gjykatës së Apelit: REFUZON kërkesën për dëgjim; dhe mohon ankesën në tërësinë e saj”, shkruhet në vendim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment