Politike

Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Kryemadhi: Gjobat nisën me Orën se s’pranoi kompromise

Kryemadhi shprehet se problemi është sesi opozita dhe shoqëria shqiptare lejoi qeverinë të vinim deri në këtë situatë
Featured image of article: Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Kryemadhi: Gjobat nisën me Orën se s’pranoi kompromise Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk është aspak e habitur ndaj masave arbitrare ndaj Rtv Ora. Kryemadhi shprehet se problemi është sesi opozita dhe shoqëria shqiptare lejoi qeverinë të vinim deri në këtë situatë. Ajo shton se gjoba për RTV Ora dhe kërkesa për mbyllje është bërë pasi ky televizion nu ka bërë kompromise.

Unë e Koço e njohim shumë mirë zotin Rama, nuk jemi të habitur për veprimet e tij, mund të ketë edhe veprime të tjera më të papërgjegjshme. Problemi qëndron te ajo që kemi lejuar ne për të ardhur deri këtu. I kemi hapur rrugën një të çmenduri, si ajo që hapi rrugën budallait. Me këtë fjalë të urtë kemi marrë në qafë të ardhmen e shqiptarëve, ekonominë, jetën e përditshme të shqiptarëve dhe atë liri që këto 30 vjet tranzicioni sapo kishte filluar të vinte ne e karantinuam.

Jam e bindur që veprime të tilla absurde dhe servilonjëse, zonjën Braho e njoh, e kam mike shumë të mirë, është këshilltare e këshillit bashkiak ka dhe ka një konflikt të drejtëpërdrejtë interesi në konfliktin që ka Ora News me bashkinë e Tiranës. Janë shumë gjëra që opinioni nuk i di”, shprehet Kryemadhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment