Politike

Kërkesa për heqjen e vizave për shqiptarët, Shehu: Është tragjike, Rama të dorëhiqet

  • Holanda kërkesë zyrtare Komisionit Europian: Duhen rikthyer vizat për shqiptarët
  • Me anë të një postimi në Facebook, Tritan Shehu shkruan se në çdo vend tjetër të botës qeveria do të ishte dorëhequr.
    Featured image of article: Kërkesa për heqjen e vizave për shqiptarët, Shehu: Është tragjike, Rama të dorëhiqet Tritan Shehu
    Përditësuar:

    TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kërkesën zyrtare të Holandës për anulimin e vizave për shqiptarët.

    Në një status në rrjetin social Facebook Shehu shkruan se në një vend tjetër të botës, në një rast të tillë qeveria nuk do të qëndronte as 24 orë, por do të ishte dorëhequr.

    “Tragjike!!!! Zyrtarizohet kerkesa e Hollandes per bllokimin e levizjes se lire per shqiptaret. Kjo Qeveri nuk duhet te qendroje as 24 ore!!!
    Doreheqja e menjehereshme do te kishte ndodhur ne cdo vend tjeter! Ndryshe….,”– shkruan Shehu.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme, Holanda i ka dërguar zyrtarisht Komisionit Europian kërkesën për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Në kërkesë thuhet se shqiptarët kanë bërë që Holanda të ketë frikë nga krimi shqiptar, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. 

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment