Rajoni

Kërkesa nga Franca e Gjermania për rifillimin e dialogut me Serbinë, reagon qeveria e Kurtit: Jemi gati të udhëheqim bisedimet

Në një deklaratë, qeveria bën me dije se e mirëpresin këtë reagim dhe janë gati që të rifillojnë dialogun.
Featured image of article: Kërkesa nga Franca e Gjermania për rifillimin e dialogut me Serbinë, reagon qeveria e Kurtit: Jemi gati të udhëheqim bisedimet Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas letrës së përbashkët të dy ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Në një deklaratë, qeveria bën me dije se e mirëpresin këtë reagim dhe janë gati që të rifillojnë dialogun.

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu thotë se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti është i gatshëm të udhëheq dialogun me Serbinë. Më tej ai shrpehet se dialogu nuk duhet të jetë akt drejt marrëveshjes, por proces që shpie në marrëveshje.

“Ne kemi treguar gatishmërinë që të udhëheqim me dialogun. Kryeministri në detyrë madje ka propozuar modelin se si kjo gjë mund të bëhet, sa i përket përfaqësimit të Kosovës në këtë proces.Ne pajtohemi me letrën e përbashkët, sidomos sikur ata edhe ne pajtohemi që procesi i dialogut është një proces i përgatitur mirë dhe duhet ndërtohen në parime”, u shpreh Kryeziu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Thirrja për rifillim e dialogut është bërë nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Dialo Jean-Yves Le Drian. Ata në një letër publike shpreheshin se dy vendet duhet të rifillojnë dialogun.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment