Aktualitet

Kërkesa me 10 pika! Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dërgojnë letër KQZ-së për zbatimin e masave anticovid në zgjedhjet e 25 prillit

Me afrimin e zgjedhjeve, ku mijëra qytetarë po angazhohen në fushatën parazgjedhore dhe më pas në votime, grupi i mjekëve shprehet se e shohin me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj.
Featured image of article: Kërkesa me 10 pika! Mjekët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dërgojnë letër KQZ-së për zbatimin e masave anticovid në zgjedhjet e 25 prillit Mjeke

TIRANË– Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit ndërkohë që mjekët shqiptarë kanë parashtruar kërkesat e tyre për mbarëvajtjen e tyre. Me anë të një letre drejtuar politikës dhe KQZ në vendin tonë, mjekët brenda dhe jashtë vendit shprehen se e shohin me shqetësim respektimin dhe mbarëvajtjen e masave anti- Covid, të cilat janë përcaktuar me ligj.

Duke qenë se shifrat e infektimeve të reja dhe akoma më tepër të vdekjeve, janë në një trend rritës shqetësues, mjekët shprehen se nëpërmjet letrës së hapur të kontribuojnë në implementimin, respektimin dhe zbatimin e masave ndaj COVID-19 në Shqipëri.

Ata kërkojnë që të ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura, të përdoren maskat, të mbahet distanca fizike, të mos përfshihen në fushata elektorale personat mbi 65-vjeç.

Kërkesat e tyre:

1- Ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 personave në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në konferenca, tubime, mbledhje partiake, në ceremonitë festive.

2- Përdorimin e detyruar të barrierave mbrojtëse (maskave).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

3- Mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrash, nga të gjithë personat, gjatë kohës që janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim duhet të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

4- Respektimin rigorozisht të masave anti-COVID nga stafi zgjedhor. Ky staf është përgjegjës për dezinfektimin e tavolinave dhe ajrosjen e herëpasherëshme të vendvotimeve, si dhe për zbatimin e masave mbrojtëse e parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave.

5- Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për të regjistruar personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar me Covid-19, ata që janë në karantinë apo izolim të detyruar, si dhe të kujdeset për përditësimin e listës së këtyre votuesve në kohë reale. KQZ duhet të ndërmarrëprocedurat e duhura që personave të izoluar/karantinuar t‘ju mundësohet pjesëmarrja në votim .

6-Takimet, konferencat dhe mbledhjet zgjedhore me mbi 10 persona të mbahen në formatin elektronik, për të evituar kështu kontaktet fizike mes elektoratit.

7-Personat mbi 65 vjeç, si dhe ato që vuajnë nga sëmundje shoqëruese, t’i shmangin aktivitetet parazgjedhore, pasi sipas OBSH-së konsiderohen si më tepër të riskuar nga virusi COVID-19.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment