Rajoni

Kërkesa e Speciales për gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës/ Kryeprokurori Jack Smith: Duhet të nis verën e vitit 2021

Sipas mediave të Kosovës kryeprokurorit Jack Smith, ka publikuar kohën se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Sipas tij ai duhet të nisë në verën e vitit 2021.
Featured image of article: Kërkesa e Speciales për gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës/ Kryeprokurori Jack Smith: Duhet të nis verën e vitit 2021 Hashim Thaçi

HAGË-Zyra e Prokurorit në Dhomat e Specializuara, e ka thënë se shtatori i 2021-ës, është vonë për të nisur gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas mediave të Kosovës kryeprokurorit Jack Smith, ka publikuar kohën se kur duhet të nisë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Sipas tij ai duhet të nisë në verën e vitit 2021.

”Mbrojtja duhet të ketë mundësi për t’u përgatitur për gjykim por duke pasur parasysh atë që ka ofruar mbrojtja dhe kjo duhet të marrë muaj, jo vite. Për këtë arsye, kryeprokurori njofton që gjykimi të fillojë këtë verë, dhe jo më vonë se muaji shator 2021”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq në senacën e dytë të zhvilluar për ish- udhëheqësit e Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, u propozua se data e gjykimit duhet të fillonte në shtator të vitit 2021, por kjo nuk është pranuar nga avokatët të cilët kanë thënë se ju duhej më shumë kohë. Sipas tyre koha e favorshme është për të nisur gjykimin është në vitin 2022.

(k.a/dosja.al)

 

Shto Koment