Politike

Kërkesa e opozitës së re për heqjen e koalcioneve parazgjedhore, Bylykbashi: Ëndërr e vjetër e Edi Ramës

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, është shprehur se prapa kërkesës së opozitës së re për heqjen e koalicioneve, fshihet kryeministri Edi Rama.
Featured image of article: Kërkesa e opozitës së re për heqjen e koalcioneve parazgjedhore, Bylykbashi: Ëndërr e vjetër e Edi Ramës Oerd Bylykbashi

TIRANË -Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka komentuar kërkesqën e opozitës së re për heqjen e koalicioneve oparazgjedhore. Sipas Bylykbashit, prapa kërkesës së tyre fshihet kryeministri Edi Rama. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo, Bylykbashi u shpreh, se Rama mendon se në këtë lojë, do të jetë gjithmonë ai që do të ketë mundësi të propozojë kryeministrin.

“Diskutimi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, një propozim që është paraqitur nga deputetë të asaj gjoja opozita parlamentare, por që është një dokument i Edi Ramës, i cili përfshin ëndrrën e vjetër për të hequr koalicionet. Ai gjykon se në këtë lojë do të jetë ai që do të ketë mundësi të propozojë gjithmonë kryeministrin”, u shpreh Bylykbashi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment