Politike

Kërkesa e holandës për kthimin e vizave, KE: Nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare

Sot mësohet se qeveria holandeze nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e parlamentit për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të regjimit të lirë të vizave për qytetarët shqiptarë.
Featured image of article: Kërkesa e holandës për kthimin e vizave, KE: Nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare Komisioni Evropian

HOLANDË- Qeveria e Holandës ka marrë dje kërkesën e Parlamentit për rikthimin e vizave për shqiptarët, por duket se nuk do marrë asnjë masë kundër vendit tonë. Sipas përgjigjes së qeverisë drejtuar Parlamentit, shkruhej se kjo kërkesë është marrë në shqyrtim, por nuk do kishte ndryshim të qëndrimit të tyre.

Sot mësohet se qeveria holandeze nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e parlamentit për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të regjimit të lirë të vizave për qytetarët shqiptarë. Për mocionin e parlamentit holandez është në dijeni edhe Komisioni i BE-së, por zëdhënësja, Natasha Bertaud tha se deri tani asnjë vend nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave.

Komisioni është në dijeni të mocionit të kaluar në parlamentin holandez të martën, por për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave ka një procedurë të caktuar dhe deri tani ne nuk kemi asnjë njoftim nga ndonjë vend anëtar” ka thënë Bertaud.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësja shtoi se Shqipëria vijon të përmbushë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave. Të martën parlamenti holandez votoi mocionin për kthimin e zivave për shkak të shqetësimit nga grupet kriminale me prejardhje shqiptare dhe migracionit të paligjshëm. Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave në vitin 2010, ndërsa në vitin 2014 mori statusin e vendit kandidat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment