Rajoni

Kërkesa e familjes së biznesmenit të vrarë nga shqiptari në Greqi: Ne duam që autori të dënohet, nuk i kishte borxh para

Avokati i familjes Lefteris Gavrilis, ka thënë se familja kërkon që autori të dënohet dhe i ka hedhur poshtë pretendimet e shqiptarit që biznesmeni i kishte lekë borxh.
Featured image of article: Kërkesa e familjes së biznesmenit të vrarë nga shqiptari në Greqi: Ne duam që autori të dënohet, nuk i kishte borxh para Nikos Halaris

GREQI-Familja e biznesmenit Nikos Halaris ka kërkuar që autori i krimit të dënohet. Sipas mediave greke, avokati i familjes Lefteris Gavrilis, ka thënë se familja kërkon që autori të dënohet dhe i ka hedhur poshtë pretendimet e shqiptarit që biznesmeni i kishte lekë borxh.

“Ne duam që autori të dënohet! Ai i tha viktimës se i kishte para borxh, por viktima nga ana tjetër i tha atij se nuk i kishte borxh asgjë,”-ka thënë tha avokati i familjes së viktimës, Lefteris Gavrilis.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 nëntorit në orën 09:00. Ku 20-vjeçari shqiptar Indrit Lleshi ka vrarë dhe i ka djegur trupin pronarit të tij 60-vjeçar, pasi sipas tij ky i fundit i kishte 200 euro borxh. Vrasja e biznesmenit në atë mënyrë u konsideruar shumë serioze nga Departamenti i Policisë, ndaj u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kapur autorin e krimit. Ditën e sotme është bërë e mundur kapja e autorit, i cili e ka pranuar krimin në polici.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment