AktualitetSport

Kërcënuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë, dënohen me 2.6 vite burg dy agresorët

Nga ana tjetër Prokuroria kërkoi dënimin me 14 vite për Sehar Xhenjen dhe 12 për Nehat Foljetën, pasi akuza e ngritur për ta ishte “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentatitve”. Ndërkohë që avokatët kanë kundërhsktuar akzuën dhe në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite e gjysmë për secilin.
Featured image of article: Kërcënuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë, dënohen me 2.6 vite burg dy agresorët Ernerst Gjoka, ish-trajner i Vllaznisë

SHKODËR- Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje do të vuajnë nga 2 vite e 6 muaj burgim. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër, për ta pas provimit të akuzës se kishin kërcënuar ish-trajenrin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.  Treshja e gjyqtarëve Tonin Stërkaj, Arben Çela dhe Sokol Shehu, kanë vendosur të dënojnë dy të pandekurit për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.

Nga ana tjetër Prokuroria kërkoi dënimin me 14 vite për Sehar Xhenjen dhe 12 për Nehat Foljetën, pasi akuza e ngritur për ta ishte “vrasje me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentatitve”. Ndërkohë që avokatët kanë kundërhsktuar akzuën dhe në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite e gjysmë për secilin.

NGJARJA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërcënimi me thikë i Ernest Gjokës ka ndodhur në 22 shkurt 2018, në atë kohë trajner i ekipit të futbollit Vllaznia, është kërcënuar në ambientet e ku stërviste futbollistët. Në kallzimin e tij Gjoka shprehej ka qënë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë dhe pas mbarimit të stërvitjes ka dalë nga fusha dhe i është afruar një person me kapele, i cili pa i folur fare e ka qëlluar fillimisht me grusht.

Pas këtij momenti Gjoka ka reaguar për vetëmbrojtje po agresori ka nxjerrë nga brezi një thikë, ku ka tentuar që ta godasë. Po ashtu pas tentativës për goditje e ka ndjekur me vrap, por nuk ka arritur dot që ta plagosë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment