Aktualitet

KËRCËNOHET gjyqtarja! Policia e Tiranës arreston autorin te Komuna e Parisit (EMRI)

Arrestohet 39-vjeçari Andri Leka në Tiranë. I riu ishte në kërkim për kanosjen që i kishte bërë një gjyqtareje. Ai u arrestua nga Policia tek Lulishtja pranë Komunës së Parisit. 
Featured image of article: KËRCËNOHET gjyqtarja! Policia e Tiranës arreston autorin te Komuna e Parisit (EMRI) Pamje nga arrestimi dhe foto ilustruese

TIRANË–Kërcënohet një gjyqtare në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Lulishtja tek Komuna e Parisit. Gjyqtarja, identiteti i të cilës ende nuk dihet është kërcënuar nga një person, i cili kishte kohë që e përndiqte.

Ai është 39 vjeç dhe quhet Andri Leka. Në disa pamje të siguruara nga Dosja.al shihet momenti kur furgoni i Policisë së Tiranës, shkon dhe arreston të riun. Ai është i shtrirë përtokë me atlete të bardha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që në vendngjarje është edhe një ambulancë. Leka ishte i shpallur në kërkim prej kohësh për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

(f.g;a.b/dosja.al)

  • 11:28

    Kërcënoi gjyqtaren e Tiranës, bëhet publik EMRI i të riut, 39-vjeçari u ndalua nga policia në Komunën e Parisit

    Andri Leka është i riu i cili kërcënoi ditën e sotme gjyqtaren e Tiranës. 39 vjeçari i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë është ndaluar në zonën e Komunës së Parisit. Nuk dihet ende arsyeja se përse i riu kërcënoi gjyqtaren, mirëpo tashmë ai është shoqëruar, pas ndalimit që iu bë nga efektivët e komisariatit numër 2.

    NJOFTIMI I POLICISË:Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komunq e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore.

  • 11:16

    I SHTRIRË në tokë! Efektivët e Tiranës ‘neutralizojnë’ personin që kërcënoi gjyqtaren, PAMJET nga arrestimi i tij në Komunën e Parisit

    Policia e Tiranës ka ndaluar personin që kërcënoi ditën e sotme një gjyqtare. Në pamjet shihet që efektivët e kanë shtrirë në tokë të riun. Arrestimi i tij u bë zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Nga fotot mund të shihen vetëm atletet e bardha të personit.

Shto Koment