Sport

Kërcënojnë me bojkot të kampionatit, 10 skuadrat e superiores letër Ramës: Plotëso 4 kërkesat tona

Sipas letrës së firmosur nga 10 ekipet, ata kërkojnë nga kreu i qeverisë që të plotësojë kërkesat e bëra publike pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.
Featured image of article: Kërcënojnë me bojkot të kampionatit, 10 skuadrat e superiores letër Ramës: Plotëso 4 kërkesat tona Foto ilustruese

TIRANË- Dhjetë klubet e Kategorisë Superiore i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe i kanë bërë të qartë kërkesat e tyre. Sipas letrës së firmosur nga 10 ekipet, ata kërkojnë nga kreu i qeverisë që të plotësojë kërkesat e bëra publike pas mbledhjes së fundit të Ligës Profesioniste me FSHF-në.

Letra për Ramën

Pas bojkotimit të sezonit të ri, 10 klubet e Kategorisë Superiore i bëjnë thirrje kreut të qeverisë të përmbushë: Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve; Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%; Faljen e gjobave dhe kamatvonesave; dhe Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo kërkesë e tyre vjen pas një takimi të zhvilluar me Federatën Shqiptare të Futbollit, ku janë shprehur se do të bojkotojnë kampionatin nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment