Aktualitet

Kërcënoi se do vriste veten me automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit/ Policia: Elton Meta u vetëdorëzua, nuk ka persona të lënduar

Mësohet se 31-vjeçari Elton Meta është vetëdorëzuar, pas 5 orësh negociatash me Policinë. Uniformat blu bëjnë me dije se në këtë ngjarje nuk pati persona të lënduar.
Featured image of article: Kërcënoi se do vriste veten me automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit/ Policia: Elton Meta u vetëdorëzua, nuk ka persona të lënduar Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në fshatin Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Meta kërcënoi se do të vriste veten me armë zjarri. Nëpërmjet 2 njoftimeve uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e vjehrrit të 31-vjeçarit. Ky i fundit është dorëzuar në polici, pas 5 orësh negociatash dhe nuk pati persona të lënduar. Nuk dihen ende motivet e sakta të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i parë i policisë:

Në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi E.M., 31 vjeç, rreth orës 22:30 ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë  automatikë kërcënon se do vrasi veten.

Në vendgjarje janë shërbimet e policisë te cilët po negociojne me këtë shtetas për vetëdorëzimin pa pasoja. Nuk ka persona të lënduar dhe as të marrë peng. Familjarët janë evakuar nga banesa nga forcat policore të DVP Fier. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat Renea të specializuar për të negociuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i dytë i policisë:

Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment