Rajoni

Kërcënoi se do hidhej nga pallati 12-katësh në Selanik, reagon Konsullata shqiptare në Greqi: Ndodhet në rajon, po flasim me vajzën e tij që ti japim zgjidhje situatës

Ky institucion shkruan se në momentin kur u informua për ngjarjen në fjalë është vënë në kontakt me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.
Featured image of article: Kërcënoi se do hidhej nga pallati 12-katësh në Selanik, reagon Konsullata shqiptare në Greqi: Ndodhet në rajon, po flasim me vajzën e tij që ti japim zgjidhje situatës Konsullata shqiptare ne greqi

GREQI– Në lidhje me shtetasin shqiptar i cili kërcënoi ditën e sotme se do hidhej nga pallati 12-katësh në Selanik, ka reaguar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Ky institucion shkruan se në momentin kur u informua për ngjarjen në fjalë është vënë në kontakt me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe janë takuar me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata gjithashtu bën me dije se është lidhur menjëherë me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shqiptarit duke ndjekur situatën në vijimësi.

Njoftimi zyrtar i Konsullatës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment