Aktualitet

“Kërcënoi punonjësin e Bashkisë Kamëz”, Policia arreston 61-vjeçarin: I sekuestruam armën dhe mjete luftarake (VD)

Policia më tej shton se qytetari R.S. është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij.

KAMËZ– Policia ka finalizuar operacionin “Vailiasi” dhe ka vënë në pranga një 61-vjeçar, i cili mësohet kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Policia më tej shton se qytetari R.S. është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e tij.

Po ashtu bëbet me dije se i arrestuari gjatë momentit që po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të patrullës të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5 parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë Kamëz. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Valiasi”, shtetasin: R. S., 61 vjeç, banues në Valias i ri, në Kamëz.

Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.

Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment