AktualitetFactcheck

Kërcënoi njerëzit se do u ndërpriste energjinë, si dështoi OSHEE me projektin e adresave

Kjo nismë erdhi si pasojë e realizmit të projektit “Një qytetar, një adresë”, bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE.
Featured image of article: Kërcënoi njerëzit se do u ndërpriste energjinë, si dështoi OSHEE me projektin e adresave Kërcënimi i OSHEE

TIRANË- OSHEE në bashkëpunim me Postën Shqiptare gati një vit më parë se nisi projektin që do të bënte regjistrimin e të gjitha banesave. Nëse nuk do të ndodhte adresimi i të gjithë abontentëve, do të kishte panalizime për ata që nuk do të kishin në kontratë adresën e saktë të shtëpisë.

Kjo nismë erdhi si pasojë e realizmit të projektit “Një qytetar, një adresë”, bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE.

Por duket se kjo nismë ka dështuar, OSHEE dhe Posta Shqiptare nuk e kanë përfunduar projektin. Pra ky projekt ka dështuar. OSHEE kur nisi që të zbatonte projektin miliona eurosh, kërcënoi dhe njerëzit duket thënë se do të ndërpriste energjinë për këdo që nuk do të jepte adresën e shtëpisë.

OSHEE ka paralajmëroi se të gjithë individët që nuk bënin regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritej energjia elektrike. Përmes një njoftimi OSHEE bëri të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Por duket se për këtë nuk ka pasur një detyrim të saktë ligjor, pasi OSHEE nuk citonte asnjë nen të asnjë ligji. Kërënimi ndaj qytetarëve këtë herë dështoi, pasi askush nuk e besoi dhe OSHEE u tërhoq. Theksojmë se tanimë ky projekt ende nuk ka përfunduar dhe shumë qytetarë nuk kanë asdresën e tyre të re në faturën e energjisë elektrike. Nga ana tjetër OSHEE shumë shpejt do të nis një projekt të ri, në bazë të të cilit nuk do të ketë fatura mujore, por pagesat do të bëhen njëherë në 3 muaj.

(Dosja.al)

Shto Koment