Bota

Kërcënohet me jetë kryebashkiaku i Pejës, Policia: Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë

Lajmi është dhënë nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se autoritetet janë duke u marrë me ngjarjen.
Featured image of article: Kërcënohet me jetë kryebashkiaku i Pejës, Policia: Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë Gazment Muhaxheri

KOSOVË- Kryetari i Komunëssë Pejës, Gazment Muhaxheri është kërcënuar me jetë nga dy persona nëpërmjet Facebook-ut. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili tha se autoritetet janë duke u marrë me ngjarjen.

Më tej Gashi tha se Muhaxheri është kërcënuar me jetën e tij dhe të pjesëtarëve të familjes. Ai gjithashtu tha se deri tani janë kontrolluar të dy profilet por nuk ka asnjë të arrestuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Po, është kërcënuar me datë 14 nëntor përmes rrjeteve sociale. Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë. Dy profile janë duke i verifikuar pasi kanë dërguar dy mesazhe, rastin e ka raportuar dje. Nuk është ndalur ende asnjë person”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment