Rajoni

Kërcënimi me luftë i Vuçiç, Presidentja e Kosovës: NATO dhe BE të reagojnë

Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i mgjashëm me atë të Armenisë dhe Ajzerbajxhanit edhe në vendet Ballkanike.
Featured image of article: Kërcënimi me luftë i Vuçiç, Presidentja e Kosovës: NATO dhe BE të reagojnë Vjosa Osmani dhe Aleksander Vuçiç

KOSOVË- Presidentja e përkohshme e Kosovës dhe njëherësh dhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka kërkuar që Bashkimi Evropian dhe NATO, të reagojë në lidhje më kercënimet për luftë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’iu përgjigjen kërcënimeve për luftë të dhunshme, të bëra nga Vuçiç”, ka thënë Osmani.

Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i mgjashëm me atë të Armenisë dhe Ajzerbajxhanit edhe në vendet Ballkanike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi Vuçiç duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan mund të rihapet nëse nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me e Vuçiç ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila e ka quajtur presidenti serb si këlysh të Rusisë që synon të destabilizojë rajonin.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment