Politike

Kërcënimi i mësuesve për pezullim nga puna, Boçi publikon mesazhin: Ministria ka humbur çdo logjikë dhe etikë

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka publikuar një mesazh nëpërmjet të cilit pretendon se Ministria e Arsimit kërcënon mësuesit me pezullim nga puna.
Featured image of article: Kërcënimi i mësuesve për pezullim nga puna, Boçi publikon mesazhin: Ministria ka humbur çdo logjikë dhe etikë Luçiano Boçi

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh nëpërmjet të cilit ai pretendon se Ministria e Arsimit po kërcënon mësuesit me pushim nga puna. Sipas mesazhit, mësuesit që nuk paraqiten për të administruar provimet e maturës, do të pezullohen nga puna. Boçi ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, se ka humbur çdo llogjikë dhe etike dhe kërcënimet të tillë dëshmojnë degradimin e maturrës.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mesazhi

PIKA E DEGRADIMIT TË MATURËS Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit. Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit. E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna. Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve. Më turp e zi s’ka ku të shkojë. Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.
Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment