Aktualitet

Kërcënimi i Karamelos, Salianji: Atë se njeh njeri si deputet, nuk dilte në fushatë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se Karamelo nuk është kërcënuar politikisht pasi nuk e njihte njeri në fushatë.
Featured image of article: Kërcënimi i Karamelos, Salianji: Atë se njeh njeri si deputet, nuk dilte në fushatë Deputeti Ligoraq Karamelo dhe ish-deputeti Ervin Salianji
Përditësuar:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar pasi deputeti Ligoraq Karamelo denoncoi se është kërcënuar me jetë nga tre persona, ngaqë pranoi që të merrte mandatin nga listat e PD-së. Në një status në facebook, Salianji shkruan se  Karamelo nuk është kërcënuar politikisht pasi nuk e njihte njeri në fushatë.

Ligoraq Karamelon e njihte pakkush si kandidat në fushatë dhe ai thuajse nuk dilte fare. Jam i sigurt qe nuk e kanë njohur as sot si deputet, dhe shyqyr që nuk e kanë njohur. Kërcënimet nuk kanë qenë politike. Se nëse do e njihte populli i revoltuar nuk e fal tradhtinë dhe trafikun e mandatit,“- shkruan Salianji me ironi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti më i ri i Kuvendit, Ligoraq Karamelo, deklaroi se sot është kërcënuar me jetë nga disa persona. Sipas Karamelos, në qendër të qytetit të Korçës ku 3 persona e kanë kërcënuar me jetë dhe kanë tentuar ta godasin. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment