Politike

Kërcënimi i dytë! Rama kapet me efektivët e policisë pas infermierëve dhe mësuesve: Po ika unë, ju mori lumi!

VIDEO
Në një skeç të xhiruar me dy aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshajn, Rama ndodhej brenda një makine dhe preferoi të merrte vetë timonin në dorë.
Featured image of article: Kërcënimi i dytë! Rama kapet me efektivët e policisë pas infermierëve dhe mësuesve: Po ika unë, ju mori lumi! Kryeministri Edi Rama dhe momenti nga skeçi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar kërcënimet ndaj punonjësve të shtetit. Pasi paralajmëroi infermierët dhe mësuesit për votën që do të jepnin më 25 prill duke thënë se ‘me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur’, këtë herë Rama është kapur me uniformat blu.

Në një skeç të xhiruar me dy aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj, Rama ndodhej brenda një makine dhe preferoi të merrte vetë timonin në dorë.

Teksa ecte në Vlorë bashkë me një nga binjakët Donald Veshaj, u ndaluan nga tjetri, Romeo. Në replica e sipër me Romeo Veshajn që mbante veshur uniformën e një polici, kryeministri tha: Po, po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë ka intimiduar uniformat e ‘shtetit’, duke kërcënuar sërish se mund t’i marrë lumi nëse ikën ai.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment