Rajoni

“Kërcënimet ndaj Kurtit janë të sajuara”, kryeministri në detyrë kërkon që Thaçi të merret në pyetje

Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës.
Featured image of article: “Kërcënimet ndaj Kurtit janë të sajuara”, kryeministri në detyrë kërkon që Thaçi të merret në pyetje Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

KOSOVË– Ditën e djeshme kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të intervistojë presidentin e vendit Hashim Thaçi si dëshmitar.

“Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje. Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës.”-  është shprehur Kurti.

Kjo pasi një ditë më parë për mediat vendase, presidenti ka thënë se ka informacione nga shërbimet sekrete se nuk ekziston e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” prej të cilës Kurti pretendon se është kërcënuar. Thaçi më herët tha se LVV-ja e ka sajuar një “kërcënim” të tillë ndaj Kurtit.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij. Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës.”- ka thënë Thaçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera Kurti ka thënë se do të pranojë vendimin e Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatarin për kryeministër të propozuar nga presidenti Thaçi, në rast se aktgjykimi përbën interpretim të Kushtetutës.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar ankesën e LVV-së për dekretimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër nga presidenti Thaçi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment