Rajoni

Kërcënim me vdekje dhe dhunë, babai i reperit shqiptar Capital T dënohet me burg

Agim Ademi që është njëkohësisht edhe në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës është dënuar nga Gjykata e Prishtinës.
Featured image of article: Kërcënim me vdekje dhe dhunë, babai i reperit shqiptar Capital T dënohet me burg Agim Ademi dhe djali i tij reperi Capital T

KOSOVË– Babai i reperit shqiptar Kushtrim Ademi i njohur ndryshe edhe si Capital T është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale të kërcënimit me vdekje. Agim Ademi që është njëkohësisht edhe në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës është dënuar nga Gjykata e Prishtinës.

Ademi është dënuar së bashku me Muharem Ramën, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.

Në bazë të aktakuzës, Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen të kenë kërcënuar me vdekje në muajin korrik të vitit 2012 Dritëro Kadollin.

Dyshja akuzohen ta kenë kërcënuar me vdekje Kadollin në mënyrë që ky i fundit t’u japë makinën e tij të tipit BMW X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej një tjetër shtetasi i identifikuar si Sami Hamiti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pika e dytë e aktakuzës thekson gjithashtu sen ë të njëjtën periudhë kohore, Agim Ademi dhe Muharrem Rama kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli që ky i fundit t’u japë një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Gjithashtu bëhet me dije se makina tip X5 që do të merrej apo shuma prej 30 mijë eurosh do t’i dorëzohej Hamitit si ryshfet. Ky i fundit mësohet se është kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti dhe në këmbim do të ndryshonte statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment