Blog

Kërbaç për qytetarët, kulaç për Bankers Petroleum!

Nëse Bankers do të ishte një nga qindra bizneset e vogla bregdetare, sot nuk do të mund të operonte dot më, pa paguar detyrimin që i kaborxh shtetit dhe shqiptarëve.
Featured image of article: Kërbaç për qytetarët, kulaç për Bankers Petroleum! Bankder Petroleum

TIRANË- Inspektorë të drejtorisë së doganave gjatë një inspektimi të bërë ndaj kompanisë Bankers Petroleum kanë konstatuar shkelje serioze (procesverbali ne fotot 1 dhe 2) duke i faturuar kompanisë rreth 12 miliardë lekë të reja, ose rreth 104 milionë euro dëm dhe gjoba detyrim ndaj shtetit shqiptar.

Nëse Bankers do të ishte një nga qindra bizneset e vogla bregdetare, sot nuk do të mund të operonte dot më, pa paguar detyrimin që i kaborxh shtetit dhe shqiptarëve.

Nëse Bankers do të ishte një bar i vogël, apo dhomë plazhi sot do të ishte i rrethuar me shirita bllokimi e do përfundonte në fb e Edi Ramës.

Nëse Bankers do të ishte një shitës ambulant, sot do ishte video duke u tërhequr zvarre nga policët e €rionit rrugëve të Tiranës.

Do mjaftonte që shteti të vilte këtë gjobë për të lënë rehat gjithë qytetarët hallexhinj të cilët po terrorizohen nga ushtria e tatimorëve dhe policia e shtetit.

Por jo, shteti këtë gjobë ka vendosur mos ta vjelë por ta pezullojë. Pa afat, pa sanksione, pa penalitete. Thjesht e ka pezulluar me një firmë të Ministres së Financave (foto 3 dhe 4).

E teksa Bankers vazhdon qetësisht thithjen pa taksa të pasurisë nëntokësore të shqiptarëve edhe pse ka qindra miliona euro detyrime, qeveria vazhdon të terrorizojë bizneset e vogla në kërkim të qindarkave.

Neveri!

Duhet rrëzuar pa kthim ky sistem i cili ua merr të varfërve dhe ua fal të pasurve!

Ps: ALO PROKURORIA

Shpërndaje këtë se nuk do e shohësh në asnjë media.

Shto Koment