Sport

Këpuca e Artë/ Ja kush janë 10 golashënuesit më të mirë në Europë

Lufta për golashënuesin më të mirë në Europë kryesohet nga Lionel Messi, i cili do mesa duket do të mbrojë Këpucën e Artë të marrë sezonin e kaluar.
Featured image of article: Këpuca e Artë/ Ja kush janë 10 golashënuesit më të mirë në Europë Messi Ronaldo dhe Kylian Mbappe.
Përditësuar:

Me futbollin europian i cili hodhi pas gjysmën e parë të sezonit, shikojmë se kush janë golashënuesit më të mirë në ligat kryesore dhe se kush mund të jetë fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2018-2019.

Sezonin e kaluar ishte Lionel Messi që u shpall Këpuca e Artë dhe mesa duket argjentinasi do të mbrojë titullin e tij dhe këtë sezon pasi shënoi sasinë marramendëse prej 34 golash sezonin e kaluar. Kjo e dërgoi atë në totalin e 5 Këpucave të Arta, një më shumë se rivali i tij Cristiano Ronaldo.

1-Lionel Messi, Barcelona 25 gola.

Rivaliteti spanjoll mes Ronaldos dhe Messit i erdhi fundi këtë vit me largimin e portugezit drejt ligës Italianë te klubi i Juventusit, por argjentinasi vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Spanjë me një distancë të madhe.

2-Kylian Mbappe, PSG 22 gola

Fituesi i Kupës së Botës me Francën e nisi sezonin në Ligue 1 duke shkëlqyer, dhe bëri histori me 4 golëshin e shënuar për 13 minuta në fitoren 5-0 kundër Lyon.

3-Cristiano Ronaldo, Juventus 19 gola

Ish ylli i Real Madrid iu desh kohë të përshtatej me klubin e ri, por tani është kthyer në golashënuesin kryesor të Juventus-it dhe Seria. Goli i parë kundër Sampdoria-s në dhjetor e ktheu atë në portugezin me më shumë gola në ligën italiane që prej Rui Barros.

4-Krzystof Piatek, Genoa/AC Milan 18 gola

Polaku është sfiduesi e paparashikuar për golashënuesin e Seria A, pasi u kthye në lojtarin e parë që prej Gabriel Batistutës që të shënonte në 7 ndeshjet e para në kampionatin italian.

5-Sergio Aguero, Manchester City 17 gola

Golashënuesi më i mirë në historinë e ‘Citizens’ është në formë të mirë edhe këtë sezon. Argjentinasi barazoi rekordin e Alan Shearer për sasinë e tregolëshave nga nëj futbollist (11) kur shënoi 3 herë kundër Chelsea-t.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

6-Edison Cavani, PSG 17 gola

Uruguajani po i afrohet fazët së fundit të karrierës së tij, por ai vazhdon të shënojë me të njejtin ritëm. Bashkë me Mbappe dhe Neymar ai është pjesë e tridentit të rrezikshëm të Paris Saint Germain.

7-Fabio Quagliarella, Sampdoria 17 gola

Veteran italian nuk po shfaq shenja ngadalësimi, syri i tij për gjera spektakolare është prap i gjallë. Pasi shënoi në 11 ndeshje rradhazi me Samporian ai barazoi rekordin e Batistutës të sezonit 1994-95.

8-Mohamed Salah, Liverpool 17 gola

Pasi fitoi Këpucën e Artë të Premier League sezonin e kaluar, egjiptiani po kalon një tjetër periudhë produktive me Livepoolin. Ai shënoi tregolëshin e parë këtë sezon në fitoren 4-0 kundër Bournemouth në dhjetor.

9-Luis Suarez, Barcelona 16 gola

Uruguajani e shfaqi rëndësinë e tij për katalunasit në ‘El Clasico’ ku shënoi tre herë për Barcelonën në atë fitore 5-1, në një ndeshje ku mungonte Lionel Messi.

10-Duvan Zapata, Atalanta 16 gola

Kolumbiani shënoi tre gola kundër Udineses këtë sezon që t’i shkonte sezoni siç duhet dhe që atëherë nuk e ka kthyer kokën mbrapa.

B.N/dosja/al

 

Shto Koment