AktualitetKuriozitete

Keni vetëm 2 orë kohë për të shpëtuar, zbardhet misteri i hèlmimit nga mangalla me prush, vdèkja e zèzë që ndau çiftin nga Librazhdi dhe i mori jètën Rezartës

Djegia jo e plotë e karbonit prodhon monoksid karboni, i cili lidhet fort me hemoglobinën, duke ulur me shpejtësi aftësinë e gjakut për të dhënë oksigjen në trup. Kjo çon pa mèshirè drejt vdèkjes për shkak të hipoksisë së shkaktuar nga helmimi me CO-në.
Featured image of article: Keni vetëm 2 orë kohë për të shpëtuar, zbardhet misteri i hèlmimit nga mangalla me prush, vdèkja e zèzë që ndau çiftin nga Librazhdi dhe i mori jètën Rezartës Vdèkja nga qymyrguri

LIBRAZHD– Vdèkja misterioze e një 19-vjeçareje vetëm 5 ditë pasi ishte martuar ka qënë një nga ngjarjet më të komentuara të javës së fundit. Rezarta Hajdari, e sapomartuar, kishte shkuar që të flinte si çdo natë bashkë me bashkëshortin e saj 27-vjeçar, Olsin. Për të ngrohur ambientin, çifti kishte zgjedhur që të përdorte një mangallë me qymyr.

Një veprim, i cili i kushtoi jètën të resë, e cila ishte pa fat ndryshe nga bashkëshorti i saj, që shpëtoi. Pasi u përmend, Olsi tregoi se nuk ishin vètëhelmuar dhe se ishte mangalla me qymyr, “vrảsësja” e personit të tij të zemrës.

Efekti i qymyrit në një vend të mbyllur është i njohur dhe ka marrë shumë jetën e shumë personave që nuk e kanë ditur ‘vetinë’ e tij vrảstare. Por nuk mungojnë as rastet kur është përdorur për vètëvrasje apo për tørtura ç’njerëzøre.

Vdèkja ndodh pasi gjatë djegies, qymyri lëshon monoksidin e karbonit, duke e bërë sasinë e çliruar vrảstare. Teksa digjèt qymyrguri, përqendrimi i monoksidit të karbonit (CO) gradualisht rritet. Për shkak të toksicitetit të tij dhe minimizimit të oksigjenit, përqendrimi i CO në ajër mund të jetë fảtal nëse thithet gjatë një periudhe kohe prej 2 orësh.

Djegia jo e plotë e karbonit prodhon monoksid karboni, i cili lidhet fort me hemoglobinën, duke ulur me shpejtësi aftësinë e gjakut për të dhënë oksigjen në trup. Kjo çon pa mèshirè drejt vdèkjes për shkak të hipoksisë së shkaktuar nga helmimi me CO-në.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Simptomat tipike të hèlmimit të monoksidit të karbonit janë dhimbja e kokës, vjellja dhe takikardia. Një person që i mbijeton këtij helmimi ka nevojë për kujdes intensiv në mënyrë që trup t’i rikthehet sasia e nevojshme e oksigjenit në gjak. Në rastin më të keq, një i hèlmuar me CO mund të përfundojë me dèmtime në tru.

Olsi dhe Rezarta Hajdari u gjetën të hèlmuar në shtëpinë e tyre në fshatin Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jète, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit dhe ia doli që të shpëtonte. Fillimisht u raportua si vètëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë hèlmuar dikush me føtøksinë. Vetë Olsi pretendon se i ka hèlmuar mangalla me prushi që kishin marrë gjatë natës në dhomë. Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment