Rajoni

“Keni shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, babai i ushtarit të vrarë të UÇK-së, ‘përplaset’ me zyrtarët në Kosovë

Featured image of article: “Keni shkelur mbi gjakun e dëshmorëve”, babai i ushtarit të vrarë të UÇK-së, ‘përplaset’ me zyrtarët në Kosovë Foto nga ceremonia e homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

KOSOVË- Në kuadër të 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, babai i dëshmorit Agron Bytyqi, Islami, veteran i UÇK-së, ka akuzuar politikanët se janë duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve për interesa personale dhe klanore.

Gjatë kësaj ceremonie, ai shihet teksa drejton gishtin me akuza në drejtim të disa zyrtarëve shtetërorë, në mesin e të cilëve ndodhej edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Zafir Berisha e të tjerë. Ai tha se një pjesë e mirë e pushtetarëve janë të pabesë e tradhtarë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment