Showbiz

‘Keni mundësi ta bëni në darkë’, Ermal Mamaqi “këshillon” burrat për gratë, Ami nuk e lë të qetë

Ermali ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij duke dhënë edhe një këshillë për të gjithë meshkujt që e ndjekin. 
Featured image of article: ‘Keni mundësi ta bëni në darkë’, Ermal Mamaqi “këshillon” burrat për gratë, Ami nuk e lë të qetë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

ITALI– Prej disa ditësh Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po pushojnë në ishullin e Caprit në Itali duke u larguar nga Tirana.

Të dy në rrjetet e tyre sociale kanë ndarë foto dhe video të vendeve që kanë vizituar duke mbajtur të infomuar të gjithë dashamirët e tyre.

Së fundmi, ka qënë Ermali ai që ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij duke dhënë edhe një këshillë për të gjithë meshkujt që e ndjekin.

Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.
Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi. Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola…  dmth ja dola që mos ha i super dru… Amarda Toska të dua,”-shkruan Ermali.

Postimi i Ermal Mamaqit

Ndërsa poshtë fotos ka komentuar edhe vetë Ami, e cila me shaka i shkruan bashkëshortit të saj: Këtë herë të kurseva pak!

Çifti kanë vite martesë me njëri-tjetrin dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali me emrin Joel dhe një vajze me emrin Sia.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment