Politike

‘Keni “gisht” tek protesta për Klodian Rashën’/ Grida Duma debat me Rron Gjinovcin, ish-deputetja: PD-së s’ka njerëz të inkriminuar

Rron Gjinovci ka thënë se PD ka 'gisht' në tubime e organizuara, ndërsa Duma ka hedhur poshtë pretendimin e tij. 
Featured image of article: ‘Keni “gisht” tek protesta për Klodian Rashën’/ Grida Duma debat me Rron Gjinovcin, ish-deputetja: PD-së s’ka njerëz të inkriminuar Grida Duma dhe Rron Gjinovci

PRISHTINË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka debatuar me analistin Rron Gjinovci lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë. Gjinovci ka thënë se PD ka ‘gisht’ në tubime e organizuara, ndërsa Duma ka hedhur poshtë pretendimin e tij. 

“Edhe PD ka përgjegjësi për ngjarjet që po ndodhin. Keni lënë Lulzim Bashën si kryetar që dikur ishte ministër i Brendshëm në ngjarjet e dhjetorit 2010. Ai është kandidat shumë më i dobët se Edi Rama”, tha Gjinovci.

Ndërkohë Duma i është kundërpërgjigjur se demokratët kanë të provuar se nuk kanë të grupin e tyre parlamentar personë të inkriminuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk dua ta çoj diskutimin tek 21 janari dhe dëmet e komunizmit. 21 janari i nisur si tubim edhe me prezencën e Edi Ramës duhet të kishte ndëshkim. Cfarë e kishte penguar PS-në që të ndëshkonte ata që ishin përgjegjës për atë ngjarje. Për sa kohë që është provuar se në grupin parlamentar të PD-së nuk ka njerëz të inkriminuar, dhe kishte në PS. Kemi arritur në mandatin e parë në qeveri që të burgosim krerë të mëdhenj të krimit,”- përfundoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment