Politike

“Keni dështuar në reformën tuaj”, kryetarja e Komisionit të Medias kërkon dorëheqjen e Shahinit

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka kërkuar dorëheqjen e Besa Shahinit, duke thënë se ndjesa publike nuk mjafton, për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru.
Featured image of article: “Keni dështuar në reformën tuaj”, kryetarja e Komisionit të Medias kërkon dorëheqjen e Shahinit Besa Shahini dhe Fatjona Dhimitri

TIRANË -Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru. Në një postim në Facebook, Dhimitri pyet Shahinin, se përse hesht tashmë që duhet të bëjë justifikimin e radhës, për rastin e përsëritur të pedofilisë në shkollat tona.

Sipas Dhimitrit, kjo nuk është klima e sigurisë, që Shahini i ofron nxënësve nëpër shkolla. Më tej deputetja është shprehur se ndjesa publike e ministres për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës nuk është e mjaftueshme, pasi reforma e arsimit ka dështuar.

Reagimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Znj.Besa Shahini, Meqë keni shfaqur ankesa tek i plotfuqishmi përse unë nuk ju lë të flisni sa herë që ju lëshoni perlat e rradhës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa më thoni njëherë: Përse ju ka kapluar heshtja pikërisht tani që duhet të flisni apo të bëni justifkimin e radhës për rastet e pedofilisë së njëpasnjëshme në shkollat tona?! Si e konceptoni në kufijtë e logjikës suaj dhimbjen e 15 vjeçares së përdhunuar e shantazhuar prej rojes monstër të shkollës?! Kjo na qenka klima e sigurisë që ju Znj.Ministre i ofroni elitës së kombit?! Notat e dhimbjes që përjeton vajza dhe familja e saj nuk e cënojnë ndopak ndërgjegjen tuaj si grua?! Do të mjaftoheni dhe ju me ndjesë publike meqë ne që kerkojmë zbatimin e ligjit jemi moralistë, apo do shihni alternativën e kthimit andej nga keni ardhur pasi keni dështuar plotësisht në reformën tuaj imagjinare të arsimit?! DORËHIQUNI BESA!

Më herë shkarkimin e Shahinit e kërkoi edhe Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes, Albana Vokshi. Shahini ndërkohë reagoi pak orë më parë, duke thënë se i ishte thyer zemra nga ngjarja, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka një kulturë fshehje dhe jo pandëshkueshmëri.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment