Aktualitet

Këngëtarja shqiptare i futet politikës, kandidate për deputete, shfaqet në krahë të Albin Kurtit

Enkelejda Arifi, kandidate për deputete në listat e Vetëvendosjes në Kosovë.
Featured image of article: Këngëtarja shqiptare i futet politikës, kandidate për deputete, shfaqet në krahë të Albin Kurtit Enkelejda Arifi

Shqipëri- Këngëtarja e muzikës popullore, e njohur me këngën “Mall për Çamëri”, Enkelejda Arifi, është përfshirë së fundmi në politikë.

Ajo i është bashkuar lëvizjes “Vetëvendosje” dhe tashmë është në listën e kandidatëve për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ka qenë Albin Kurti i cili ka dhënë këtë lajm në rrjetet sociale. Ai tregon se ajo që prej vitit 2010 jeton dhe punon në Gjilan.

“Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010. Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme. Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019.”- shkruan ai në postim.

Albin Kurti dhe Enkeljeda Arifi

J.V/Dosja.al

Shto Koment