RajoniShowbiz

Këngëtarja Rona Nishliu ka një kërkesë për Shqipërinë: Pajisini me pasaportat tuaja kosovarët

Rona Nishliu ka komentuar së fundmi votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare, në Shqipëri. Në postimin e bërë ajo gjithashtu i ka bërë një thirje shtetit.
Featured image of article: Këngëtarja Rona Nishliu ka një kërkesë për Shqipërinë: Pajisini me pasaportat tuaja kosovarët rona nishliu

KOSOVË– Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, ka komentuar me anë të një postimi në Facebook votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare. Ajo gjithashtu ka hedhur dhe një propozim mjaft interesant për shtetin.

Këngëtarja e ka ndarë propozimin me ndjekësit e saj, e cila ka këkuar që secili shqiptar nga Kosova, të pajiset me pasaporta shqiptare.

“Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon,?-  shkroi Rona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
postimi ne fb

Mesa duket ky propozim është pritur mjaft mir nga ndjekësit e këngëtares.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment