Showbiz

Këngëtarja dhe deputetja shqiptare me Covid-19! Eliza Hoxha: Kam plogështi, ethe, temperaturë dhe kollë, virusi ekziston

Përmes një postimi në Facebook, Eliza ka bërë të ditur se e ka ripërsëritur testin ditën e sotme pasi kishte shfaqur simptoma, edhe pse javën e kaluar ajo kishte rezultuar negative në këtë test.
Featured image of article: Këngëtarja dhe deputetja shqiptare me Covid-19! Eliza Hoxha: Kam plogështi, ethe, temperaturë dhe kollë, virusi ekziston Eliza Hoxha

KOSOVE– Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Eliza ka bërë të ditur se e ka ripërsëritur testin ditën e sotme pasi kishte shfaqur simptoma, edhe pse javën e kaluar ajo kishte rezultuar negative në këtë test.

Hoxha shprehet se ditët e fundit ka vërejtur plogështi, ethe, temperaturë e kollë. Ajo i bën thirrje qytetarëve mos ta nënvlerësojnë virusin dhe të kenë kujdes të vazhdueshëm duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.

Postimi i saj i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: plogështi, ethe temperaturë, koll, poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë”, shkruan ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hoxha i lut të gjithë që të respektojnë masat e dhëna nga institucionet shëndetësore.

“Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, shkruan Hoxha.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment