Showbiz

The Weeknd akuza drejt Grammy: Më detyroheni shumë, mua dhe fansave të mi na jeni borxhli

Në një status që bëri në Twitter, The Weeknd u shpreh se Grammy-t janë të korruptuar pasi asnjë nga këngët e tij nuk u nominuan për vitin 2021.
Featured image of article: The Weeknd akuza drejt Grammy: Më detyroheni shumë, mua dhe fansave të mi na jeni borxhli

SHBA-Këngëtari me famë botërore, The Weeknd ka akuzuar Grammy-n në lidhje me ndershmërinë e ndarjes së çmimeve. Në një status që bëri në Twitter, The Weeknd u shpreh se Grammy-t janë të korruptuar pasi asnjë nga këngët e tij nuk u nominuan për vitin 2021. Më tej, ai tha se ata janë në në detyrim me të dhe me fansat e tij.

“Grammy-t mbeten të korruptuar. Jeni në detyrim me mua, adhuruesit e mi dhe transparencën e kësaj industrie,” shkruan ai në Twitter.


Lista e nominimeve Grammy për vitin 2021 u mbizotrua nga këngëtaret Beyonce, Taylor Swift dhe shqiptarja Dua Lipa e cila kishte 6 nominime.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment